All for Joomla All for Webmasters

Për ata që bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes

. Posted in Tefsir ajetesh te ndryshme.

Pin It

 

pendimiAllahu azze ue xhel-le thotë: "Për ata që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre."  Al Imran: 135.


Vepër e turpshme janë mëkatet që njihen si të turpshme, e ato janë mëkatet e mëdha, si për shembull: prostitucioni (zinaja) pirja e alkolit, vrasja e të ngjashme me këto, sepse çdo vepër që shihet si e turpshme është ashtu.


"Ose i bëjnë dëm vetes" me mëkatet e vogla të cilat janë më të lehta se mëkatet e turpshme.


"E kujtojnë Allahun" kujtojnë Madhërinë dhe dënimin e Tij, më pas kujtojnë gjithashtu mëshirën e Tij, pranimin e pendimit prej Tij dhe shpërblimin e Tij.


Ata e kujtojnë Allahun në dy aspekte:

— Aspekti i parë: kujtojnë Madhërinë, ndëshkimin, sundimin absolut, ata frikësohen, turpërohen e kërkojnë falje.

— Aspekti i dytë: kujtojnë mëshirën dhe pranimin e pendimit e atëherë dëshirojnë të pendohen dhe kërkojnë falje nga Allahu.
Për këtë i Lartësuari ka thënë: "E kujtojnë Allahun i kërkojnë falje për mëkatet e tyre".


Lutja më e preferuar me të cilën kërkohet falje është lutja që emërtohet edhe si "zotëria i istigfarit":

"O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me meritë veç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër veç Teje".

Allahu i Madhëruar thotë: “Kush i fal mëkatet pos Allahut", d.m.th.: askush nuk fal mëkate pos Allahut azze ue xhel-le. Sikur i tërë umeti të parët e të fundit, xhinët dhe melaiket të mblidhen për të falur një mëkat, nuk mund ta falin sepse askush nuk fal mëkatet ndaj Allahut të Madhëruar.
Për këtë arsye ne kërkojmë falje prej Allahut për vete dhe për vëllezërit tanë që kanë kaluar para nesh me iman. Falja pra, nuk është assesi në dorën tonë, mëkatet nuk i fal askush përpos Allahut!

"Dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në mëkatet që kanë bërë dhe këtë e dinë" d.m.th.: nuk vazhdojnë në mëkatet dhe padrejtësitë e tyre, pasi e dinë që janë mëkate dhe padrejtësi.

Këtu kemi argument se të vazhduarit në mëkate, duke e ditur se ato janë mëkate është çështje e rëndë, qofshin ato edhe mëkate të vogla. Për këtë arsye, disa dijetarë mendojnë nëse njeriu ngulmon në mëkate të vogla, ai shndërrohet në mëkat të madh, si p.sh. ajo që veprojnë sot disa njerëz të paditur që rruajnë mjekrën. I sheh tek i rruajnë mjekrat në vazhdimësi, dhe e shohin madje si stoli dhe zbukurim, kur në realitet ajo është shëmtim dhe e keqe sepse çdo gjë që del si rezultat i mëkatit, nuk ka asgjë të mirë, përkundrazi është e keqe. Ata që vazhdojnë në këtë mëkat edhe pse është i vogël kanë gabuar sepse këmbëngulja e shndërron atë në mëkat të madh (Allahu na ruajttë).

Njeriu nuk i kushton vëmendje asaj që vepron, madje çdo ditë kur del në treg ose në punë shikon veten në pasqyrë dhe nëse shikon ndonjë qime, shpejton ta rruajë apo ta heqë. Kërkojmë nga Allahu falje se nuk ka dyshim se ky është kundërshtim i pejgamberit -sal-la Allahu alejhi ue sel-lem-. Ekziston frika se këtë njeri për shkak të këtij mëkati shejtani mund ta zhysë në mëkate akoma më të mëdha.

Allahu i Lartësuar thotë: “Për këto do të keni si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)".

O Allah, na bëj nga këta veprues dhe bëje këtë shpërblim për ne, o Zot i botëve!

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);