Me të vërtetë Kurani famëlartë është gjallëri për zemrat dhe plot dritë , ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar:
وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ رُوحًا مِّنْ أَمْرِنَا ۚ مَا كُنتَ تَدْرِي مَا الْكِتَابُ وَلَا الْإِيمَانُ وَلَٰكِن جَعَلْنَاهُ نُورًا نَّهْدِي بِهِ مَن نَّشَاءُ مِنْ عِبَادِنَا ۚ وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
“Po kështu të shpallëm edhe ty Shpirtin (Kuranin) Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë.” Shura, 52.
Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kuranin “Ruh-Shpirt”, sepse ashtu sikurse trupi nuk jeton dot pa shpirtin, ashtu edhe zemrat e njerëzve nuk mund të jetojnë pa Kuranin.
Ky libër u jep jetë zemrave dhe, nëpërmjet tij, njerëzit përfitojnë nga mirësitë e dynjasë dhe të fesë.
Kurani është një mirësi e dhuruar nga Zoti për Profetin e Tij dhe për besimtarët.
Burimi: "Tefsiri i Imam Sa’dit"
22.01.2021