All for Joomla All for Webmasters

Zmbrapset prej tij ai që është i zmbrapsur

. Posted in Rreth Kuranit.

Pin It

kuran 3Këshillë për mbartësit e Kuranit

Pasha Allahun unë kam më shumë nevojë se ju për këtë, lus Allahun e Madhëruar të më ndihmojë në praktikimin e saj. Pasha Allahun unë turpërohem përpara Allahut me dërgimin e kësaj, sepse e di shumë mirë gjendjen time... porse duke qenë i sigurt se ju jeni më të mirë se unë po ua dërgoj:

Ka thënë Allahu i Madhëruar:

( يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ )

“zmbrapset prej tij ai që është i zmbrapsur” (Dharijat, 9)

Pra largohet prej Kuranit ai që Allahu e ka larguar, për shkak të gjynaheve të tij dhe neglizhencës së tij ndaj Allahut të Madhëruar.

O vëllezër të mi...:

Kush nuk ka filluar në mësimin e Kuranit përmendësh le të fillojë!

Kush e ka lënë pas dore përsëritjen e tij të shpejtojë!

Kush nuk ka një pjesë të caktuar ditore në lexim, le ta bëjë atë.

Duroni dhe sa më shumë duroni...

Sepse memorizimi i Kuranit, mbledhja e tij dhe leximi i tij natë e ditë ka një kënaqësi që të bën ta harrosh gjithë këtë lodhje dhe përpjekje.

Largohu nga punët e pafundme, rrëmbe pak minuta nga koha jote..

Zgjohu nga gjumi ndoshta arrin karvanin e euabinëve (të kthyerve tek Allahu)

Dhe të lumturohesh me kënaqësinë e adhuruesve.

Bëj sexhde dhe afrohu... (tek Allahu-Teala-)

Bëje program ditor (uird) lexim nga Kurani, dhe mos e lër atë sido që të vijnë punët.

Gjithmonë bëj tesbih (thuaj SubhanAllah)

Çdo ditë thuaj (SubhanAllah) (Elhamdulilah) (Estagfirullah)

Dërgo salavate mbi Pejgamberin-alejhi selam.

Lutu për vete, për prindërit dhe për fëmijët. Për kë do dhe kë nuk do.

Bëhuni sebeb në përkujtimin e të tjerëve për bereqetin e Kur’anit, se Allahu i jep bereqet asaj mendje që e lexon dhe e memorizon atë.

Trasmetohet nga Abdul-Melik bin Umejr:

“Thuhet që njerëzit me mendje më të qëndrueshme janë lexuesit e Kur’anit”

Dhe në një trasmetim tjetër:

“Më mendjekulluarit janë lexuesit e Kuranit”

Ka thënë Kurtubi-Allahu e mëshiroftë-

"Kush lexon Kuran vazhdimisht i ruhet mendja e tij edhe nëse arrin të 100-at.

Studimet shkencore kanë vërtetuar se memorizimi i Kuranit dhe leximi i tij të forcojnë memorien.

Imam Ibrahim el-Makdesi e ka këshilluar nxënësin e tij Abas ibn abduDajim- Allahu i mëshiroftë të dy:

“ Lexo sa më shumë Kuran dhe asnjëherë mos e lër atë sepse të lehtësohet ajo që kërkon, aq sa e ke këtë lexim”

Ka thënë Ibn Salah:

Trasmetohet se melaikeve nuk u është dhënë mirësia e leximit të Kur’anit, prandaj ato janë shumë të kujdesshme ta dëgjojnë atë prej njerëzve.

Pra leximi i Kur’anit është nder me të cilin Allahu i nderoi njerëzit.

Ka thënë Ebu Zenad:

"Dilja natën për të shkuar në xhami të Profetit-salAllahu alejhi ue selem- dhe nuk kaloja pranë asnjë shtëpie vetëm se në të dëgjohej lexues Kur’ani.

Ka thënë shejkhul-Islam ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë:

“Nuk kam parë gjë që e ushqen mendjen dhe shpirtin, e ruan trupin dhe e garanton lumturinë më shumë se shikimi në librin e Allahut.

Lidhu për Kuranin të gjesh bereqet.

Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë:

كتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ ….

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë,.." (Sad/29)

Disa mufesirinë kanë thënë:

“U angazhuam me Kur’anin dhe na mbuluan begatitë e të mirat në këtë dunja”

Kurrë mos e lë uirdin tënd (pjesën e përditshme).. sepse pasha Allahun ai është burimi kryesor i bereqetit të ditës tënde, nëse e bën me sinqeritet për hir të Allahut.

O Allah Ty të lutemi të na e bësh të pandarë mësimin e Kuranit në zemrat tona. Na bëj rrizk leximin dhe meditimin e tij në atë formë që Ti je i kënaqur prej nesh, dhe të punojmë me të ja Rabb el-Alemin..

Dr. Ejmen es-Suejid

Përktheu F. Gurra

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);