All for Joomla All for Webmasters

Kam frikë se nuk do të mundem t’i kthej përgjigje

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

drejtesiUmer Ibn Abdulaziz pasi qe zgjedhur kalif, një ditë po qante me dënesë, bashkëshortja e tij, Fatimja, i afrohet për ta ngushëlluar, dhe tregon:

“E kishte mbuluar fytyrën me duar dhe lotët i rridhnin mbi faqe. Pse qan me kaq dënesë?, - e pyeta.

I mjeri unë, oj Fatime, -ma ktheu ai. -Mora përsipër barrën për të udhëhequr njerëzit, prandaj po mendoja për të varfrin e uritur, të sëmurin e pashpresë për shërim, nevojtarin e zhveshur, jetimin e pikëlluar, vejushën e vetmuar, të dëmtuarin e pambrojtur, jabanxhiun, të robëruarin, të moshuarin e pafuqishëm, për atë që ka shumë fëmijë dhe s’mundet t’i përgjigjet kërkesave të tyre! Jam i vetëdijshëm që Zoti im, i Plotfuqishmi, do të më pyesë për ta Ditën e Gjykimit, por do të më pyesë edhe Muhamedi a.s, dhe kam frikë se nuk do të mundem t’i kthej përgjigje. Tek po mendoja këto më erdhi keq për veten time, prandaj po qaj!”

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);