Duaja (lutja) vetëm se mirësi të sjell

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It


lutjaLutja mund të bëhet shkak për sjelljen e shumë të mirave apo për shmangien e shumë të këqijave.
Përveç kësaj, lutja nxit te njeriu njohjen e Zotit dhe besimin te Zoti.
Ajo forcon vetëdijen se Zoti është afër nesh, na dëgjon e na njeh mirë, se Ai është i Fuqishëm e Mëshirëplotë dhe se njeriu është tërësisht i varur prej tij dhe ka nevojë për Të në çdo kohë.
Të gjitha këto e ngrenë njeriun në shkallë të lartë diturie e dëlirësie, të cilat janë synimet më të mëdha.

Dikush mund të pyesë:
Në qoftë se lutja e njeriut është ajo që nxit mirësitë e Allahut, sikurse lutja e një lypësi nxit dhënien e lëmoshës prej nesh, a do të thotë kjo se njerëzit ushtrojnë ndikim te Krijuesi që Ai të japë?
Si përgjigje themi se:
Është Zoti i Lartmadhëruar Ai që e nxit njeriun për t’iu lutur Atij; kështu që mirësia fillon prej Tij dhe Ai e ka në dorë për ta përfunduar atë.
Prandaj Omeri (radija Allahu anhu) ka thënë: “Unë nuk shqetësohem për plotësimin e lutjes time, por shqetësohem vetëm për t’u lutur. Në qoftë se frymëzohem për t’u lutur, atëherë përgjigjja vjen.”

Këtë ide e mbështet thënia e Allahut të Lartësuar:
“Ai drejton çdo cështje, prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai një ditë, gjatësia e të cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.” Es Sexhde, 5.

I Lartmadhëruari e bën të qartë se është Ai që e fillon drejtimin e çështjeve, pastaj ato kthehen tek Ai.
Pra, Allahu e nxit zemrën e njeriut për t’u lutur dhe e bën lutjen shkak për mirësitë që ia dhuron atij. Kështu ndodh edhe me veprat dhe shpërblimin e tyre.
Allahu është Ai që e frymëzon njeriun të pendohet, pastaj ia pranon atij pendimin.
Allahu e frymëzon njeriun për të bërë vepra të mira, pastaj e shpërblen për to.
Allahu e frymëzon njeriun të lutet, pastaj ia plotëson lutjen.
Pra, njerëzit nuk kanë asnjëfarë ndikimi tek Allahu, por është Allahu Ai që e bën një veprim të Vetin shkak për një veprim tjetër të Vetin.

Mutarrif Ibn AbduLlah Ibn Shikhkhiri, një prej dijetarëve të mëdhenj nga brezi i dytë i muslimanëve, ka thënë: “E kam menduar mirë këtë çështje dhe kam arritur në përfundimin se ajo fillon nga Allahu dhe përfundohet prej Tij. Gjithashtu, kam arritur në përfundimin se gjithçka varet nga lutja”.


Koment i “Besimit të Tahauiut”, f. 479-480.

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);