Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi dhe për ndihmë ndaj të afërmve dhe ndalon nga imoraliteti, nga poshtërsitë dhe padrejtësia. Ai ju këshillon që ju të kujtoni."
Ky ajet i ka përmbledhur të gjitha urdhëresat dhe ndalesat dhe është rregull në të cilin kthehen të gjitha pjesët e tjera.
Çdo gjë është përfshirë: drejtësia, bamirësia, mbajtja e lidhjes me të afërmit, sepse kjo është ajo që urdhëron Allahu.
Çdo gjë që përfshin imoralitetin, apo ndonjë kundërvajtje, apo punë të ndyrë, ato janë nga ato që i ka ndaluar Allahu.
Për këtë shkak Abdullah ibn Mes'udi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë:
"Ajeti më përmbledhës në Librin e Allahut për hajrin dhe sherrin është ajeti (90) në suren Nehl.
(Imam Taberiu ne tefsirin e tij, 4/109)
Po përmendim disa prej llojeve të drejtësisë:
Drejtësia mes robit dhe Zotit të vet. Kjo është dhënia prioritet hakut të Allahut para vetvetes, dhënia prioritet kënaqësisë së Krijuesit, para epsheve të tua, nënshtrimit para urdhrave të Krijuesit dhe largimit nga ndalesat dhe qortimet.
Drejtësia mes robit dhe vetes së vet. Kjo është kur e ndalon veten nga shkatërrimi dhe ta përqendrosh atë në devocion ndaj Allahut, si fshehtas ashtu edhe haptazi.
Drejtësi mes robit dhe të tjerëve. Kjo bëhet me dhënien e këshillave, lënien e mashtrimeve në gjëra të vogla dhe të mëdha, përmbajtja e vetes me çdo mënyrë që mos të dalë asnjë e keqe ndaj dikujt tjetër, as në thënie e as në vepra. Gjithashtu duke bërë sabër në atë që të ndodh nga sprovat, duke u sjellë me të tjerët me drejtësi të plotë dhe duke e përmbushur gjithë atë që e ke në amanet.
Përmblodhi: S. Kuburi