Që të pranohet një lutje ka lidhje me disa çështje:
Së pari: 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐚 dhe ndjesitë shpirtërore dhe marrëdhënia jote me Zotin para dhe gjatë kryerjes së lutjes dhe mbas saj. (Sinqeriteti, Përqendrimi, Mendimi mirë për Allahun, Ndjesia se Allahu po të dëgjon, vështron dhe se do ta pranojë lutjen tënde etj. etj.)
Se dyti 𝐊𝐨𝐡𝐚 ne te cilen behet kjo lutje duhet te jete prej atyre koheve te permendura ne Kuran apo sunetin profetik (1/3 Nates, Naten e Kadrit, Midis Ezanit dhe ikametit etj etj.
Se treti 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 ne te cilen behet kjo lutje (Meka, Arafati, etj etj)
Se katerti 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚 e lutjes e permendur ne hadithet profetike (Drejtuar nga Kibla, te qenurit me Abdes, Ngritja e duarve.
Se pesti 𝐅𝐣𝐚𝐥𝐞𝐭 e perzgjedhura gjate berjes se lutjes (Madherimi dhe lavderimi i Allahut, Salavatet per profetin a.s, lutja me emrat e Zotit)
Se gjashti 𝐄𝐭𝐢𝐤𝐚 e lutesit .(Te jete i perqendruar dhe i vemendshem ne ate qe lutet, ta perserise lutjen, te lutet per veten dhe te tjeret etj etj
Nderkohe 𝐥𝐮𝐭𝐣𝐚 𝐧𝐞 𝐟𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤 me shume kategorizohet si 𝐃𝐡𝐢𝐤𝐞𝐫 e permendjes se Zotit sesa nje lutje qe permbush kushtet e mesiperme.Pra le te fokusohet ke format profetike te pranimit te lutjes dhe ta konsideroje lutjen ne facebook si nje forme perkujtimi ndaj Zotit dhe jo nje lutje me gjithe elementet e saj te plote.Lutja e facebook eshte nje lutje simbolike ne germa nderkohe qe i mungojne asaj pjeset e forta te cilat e bejne ate nje lutje te pranuar.Prandaj ne veshtiresite mos mjaftohemi vetem me lutjen e facebookut por te marrim parasysh elementet e mesiperme qe na kerkon feja ne pranimin e lutjes.Kjo per te kuptuar rendesine e lutjes dhe formen e vertete te saj duke mos u mjaftuar me shkrime ne facebook ne forme lutje por duke permbushur plotesisht kriteret per te pasur nje lutje te pranuar.
Profeti a.s ka thënë: “Zoti ynë zbret çdo natë në qiellin e natës(jo si zbritja krijesave), kur eshte pjesa e tretë e fundit të natës dhe thotë: "Kush më lutet që t’i përgjigjem, kush kërkon prej Meje që t’i jap dhe kush kërkon falje që ta fal”. (Buhari).
Xh. Stafa