Kthimi tek Allahu

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It
Mjetet e sotme te thirrjes per ne besimin tek AllahuFalënderimet më të larta i takojnë allahut, ndërsa paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve dhe më të mirin e njerëzimit, Muhamedit, familjes së tij të nderuar, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që ecin në rrugën e tyre deri në ditën e Gjykimit.
 
Nga gjërat më të çmuara dhe dhuratat më të mëdhaja, është të qënurit një njeri që kthehesh tek Allahu dhe i nënshtrohesh Atij.  Është me fat çdo kush i cili e posedon këtë cilësi e cila ka qënë virtyt i profetëve dhe besimtarëve të devotshëm.
 
Kthimi tek Allahu nënkupton pendimin tej Allahu dhe nxitimin për të kënaqur Allahun, në çdo kohë me shpirt të nënshtruar dhe vepra të sinqerta.
 
Kthimi tek Allahu i Lartësuar është dy llojesh, njëra është kthim i përgjithshëm, domosdoshmëri e natyrës njerëzore, i cili i përfshin të gjitha krijesat, dhe që shpreh nevojën që ato kanë ndaj Zotit të gjithësisë edhe pse kur janë mirë i kthejnë shpinën Atij. Allahu i Madhëruar thotë:  
 
(وَإِذَا مَسَّ ٱلنَّاسَ ضُرࣱّ دَعَوۡا۟ رَبَّهُم مُّنِیبِینَ إِلَیۡهِ ثُمَّ إِذَاۤ أَذَاقَهُم مِّنۡهُ رَحۡمَةً إِذَا فَرِیقࣱ مِّنۡهُم بِرَبِّهِمۡ یُشۡرِكُونَ)
 
"Kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer me pendesë, e pastaj, kur Ai u jep të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një pjesë tyre i shoqërojnë Zotit të vet diçka tjetër (në adhurim)". Rrum: 33.
Këtë kthim tek Zoti e përjetojnë të gjithë, pa përjashtim, besimtarët dhe jobesimtarët, sidomos kur ata bien në vështirësi duke i harruar kështu idhujt e tyre dhe arrogancën që tregojnë ndaj Zotit.
 
Lloji i dytë është kthim i veçantë, ai është kthimi i të dashurve të Allahut dhe miqve të Tij, ajo është e shoqëruar me adhurim dhe dashuri, nënshtrim dhe përulje, përkujtim dhe madhërim dhe përmbledh në vetvete katër gjëra:
Dashurinë, nënshtrimin, shkuarjen drejtë Allahut dhe largimi nga çdo tjetër që pretendon se është Hyj veç Tij.
Kështu cilësinë i kthyer tek Zoti, nuk e meriton vetëm se ai që e shoqëron me këto katër cilësi. Ai e do Allahun mbi çdo gjë tjetër, është i nënshtruar ndaj Tij, shkon drejt Tij me pendim dhe kërkim falje dhe largohet nga çdo lloj i shirkut, shokvënies apo barazimit të dikujt me Allahun e Madhëruar.
Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar robërit e Tij të cilët tek Ai kthehen ku thotë: 
(أَفَلَمۡ یَنظُرُوۤا۟ إِلَى ٱلسَّمَاۤءِ فَوۡقَهُمۡ كَیۡفَ بَنَیۡنَـٰهَا وَزَیَّنَّـٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجࣲ) (وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَـٰهَا وَأَلۡقَیۡنَا فِیهَا رَوَ ٰ⁠سِیَ وَأَنۢبَتۡنَا فِیهَا مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِیجࣲ) (تَبۡصِرَةࣰ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدࣲ مُّنِیبࣲ)
A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të? Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura, si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që kthehet te Zoti i vet. Kaf: 6-8.
Ndërsa në një ajet tjetër Allahu thotë tregon se përfundimi i atyre që kthehen tek Allahu është pikërisht Xheneti: 
(وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِینَ غَیۡرَ بَعِیدٍ) (هَـٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِیظࣲ) (مَّنۡ خَشِیَ ٱلرَّحۡمَـٰنَ بِٱلۡغَیۡبِ وَجَاۤءَ بِقَلۡبࣲ مُّنِیبٍ) (ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَـٰمࣲۖ ذَ ٰ⁠لِكَ یَوۡمُ ٱلۡخُلُودِ)
"Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm, (që do t’u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet), që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (tek Allahu). Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!” Kaf: 31-34
 
Disa dobi të kthimit tek Allahu:
1-Padyshim se kthimi tek Allahu është tregues i besimit dhe Islamit të mirë që posedon Robi.
2- Është tregues se robi është afër Allahut dhe në rrugën e Tij.
3- Kthimi tek Allahu, është rrugë që të shpie në Xhenet.
 
Bledar T. Haxhiu
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);