Raporti i frikërespektit (khashje) dhe udhëzimit
Sa më shumë që rritet frikërespekti i robit ndaj Zotit të tij, aq më shumë ngrihet robi në shkallët më të larta të udhëzimit.
Robit do t’i shtohet rregullisht udhëzimi, derisa ai të jetë duke e shtuar frikërespektin.
Sa herë që robi e lëshon shansin që të shtojë frikërespektin e tij, po në atë masë e humb pjesën e udhëzimit.
Sa më shumë që shtohet frikërespekti, shtohet edhe udhëzimi, ndërsa kur shtohet udhëzimi, shtohet edhe frikërespekti.
Allahu i Lartësuar thotë:
سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَى
“Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri (frikërespekt)”
Ata që përfitojnë nga këshilla janë të pajisurit me (khashje), pra me frikërespekt për Zotin.
Ata i frikësohen qëndrimit para Zotit të tyre dhe dhënies së llogarisë.
Kjo ndjenjë e bën robin që të ndalet nga gjynahet dhe të nxitojë për të kryer vepra të mira, në bindje ndaj Zotit të tij.
Allahu i Lartësuar thotë:
اللَّهُ يَجْتَبِي إِلَيْهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي إِلَيْهِ مَنْ يُنِيبُ
“Allahu përzgjedh për të atë që Ai do....”
Allahu i Urti dhe i Gjithëdituri është Ai që e përzgjodhi dhe e dalloi këtë umet mbi të gjithë umetet e tjera dhe përcaktoi për ta fenë më të mirë dhe më të plotë.
“..dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij.” (El-Shura, 13)
Është ai i cili kthehet tek Allahu me pendesë dhe sinqeritet për t’iu bindur Atij.
Sinqeriteti i robit në qëllimin e tij për të arritur udhëzimin e vërtetë.
Për hir të përpjekjeve të sinqerta të robit, Allahu i dhuron atij udhëzimin e plotë, të cilin nuk mund t’ia japë askush përveç Allahut.
Udhëzimin e vërtetë e gjejnë vetëm ata që Zoti ua dhuron mbas përpjekjeve të tyre të sinqerta për t’u penduar dhe për t’iu bindur Allahut.
Burimi: "Mëso fenë tënde"
14.01.2021