E drejta farefisnore në fenë islame është e madhe. Respektimi, vizita dhe bamirësia ndaj tyre janë prej obligimeve të mëdha që Islami nxit për në to, madje Allahu i Lartësuar në Kuran e përmend respektimin e tyre menjëherë mbas teuhidit (njësimit të Allahut) ku thotë:
“وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَبِذِي الْقُرْبَى..”
“Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit....” (En-Nisa, 36)
Dhe thotë:
“إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ...”
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron për drejtësi, mirësi dhe ndihmë për të afërmit...”(En-Nahl,90)
Dhe thotë:
فَآتِ ذَا الْقُرْبَىٰ حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يُرِيدُونَ وَجْهَ اللَّهِ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
“Jepja të drejtën e tij të afërmit, edhe të varfërit, edhe udhëtarit! Kjo është më e mirë për ata që e duan kënaqësinë e Allahut. Pikërisht ata do të jenë të fituarit.” (Er-Rum, 38)
E drejta farefisnore vjen pas hakut ndaj prindërve; kjo sepse njeriu lidhet me farefisin e tij, nëpërmjet lidhjes me prindërit.
Lidhja me prindërit është përpara lidhjes me të afërmit, prandaj Allahu lidhjen me të afërmit e përmendi pasi që e përmendi lidhjen e prindërve:
”...وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَذِي الْقُرْبَىٰ..”
“...të silleni mirë me prindërit dhe me të afërmit...” (El-Bekare, 83)
"Tefsir Er-Razij" 3/587.
Burimi: "Njihe fenë tënde"
15.01.2021