All for Joomla All for Webmasters

Fortifikim që të ruan nga prishjet

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

adhurimi natesGjatë historisë islame muslimani ka përjetuar sprova të shumta dhe kjo duket e shfaqur në zemrën, shpirtin, dëgjimin, shikimin e tij si një test, një bela ose si një diskriminim që i ka ndodhur atij, e si pasojë kishte prej tyre që u mbytën duke i shitur parimet dhe fenë e tyre, kishte prej tyre që i preku diçka e vogël prej sprovës duke i bërë që të lëkundeshin, kishte prej tyre që i ndryshuan ngjyrat dhe kishte prej tyre që qëndruan të fortë e të ngulitur sikurse mali me qëndrueshmërinë që u dha Allahu .


Prej faktorëve më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë në sprovë janë dy baza madhështore: dija dhe adhurimi, patjetër duhet bashkimi mes të dyjave, ndërsa të vish me njërën prej të tyre të çon në rrëshqitje dhe divergjencë siç është parë tashmë kjo gjendje tek shumë njerëz. I udhëzuari në të vërtetën është ai i cili bashkon mes dy bazave dhe mbrohet me to, me ato të dyja është udhëzimi dhe e drejta, synimi i dijes është puna me të, ai është fryti i saj dhe qëllimi i adhurimit duke përfshirë këtu të gjithë llojet e tij: nijetin, fjalën, veprën, moralin, sjelljen etj. Besimi është mburojë nga epshet ndërsa dija është mburojë nga të dyshimtat, sa prej dijetarëve humbën si shkak i besimit të dobët, sa prej adhuruesve devijuan si shkak i mangësisë së dijes dhe injorancës!

Allahu thotë në Kuran: "Kërkoni ndihmë prej Allahut me durim dhe me namaz! Kjo është me të vërtetë e vështirë, përveçse për të devotshmit.".

"Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija."


Ka thënë Profeti ﷺ: "Kush e adhuron Allahun në vështirësi është sikur të ketë emigruar tek unë." Transmeton Muslimi.
Situatat e tilla janë të shumta tek Profeti ﷺ, shokët e tij dhe të parët tanë të mirë.

Frytet e adhurimit


Me adhurimin arrin të marrësh dritë në errësirë, ujë me bollëk në etje e thatësirë,  butësinë në ashpërsi, adhurimi të bëhet udhërrëfyes në udhëtim gjithashtu të bëhet siguri në këtë dynja dhe botën tjetër.

Me adhurim arrihet përmirësimi i njerëzve, zemrave, shpirtrave dhe trupave.

Me adhurim i ruan gjymtyrët nga mëkatet dhe gjynahet.

Me adhurim arrihet shpëtimi, përfundimi i mirë, përmirësimi, suksesi dhe drejtësia.

Me adhurim arrihet kënaqësia e të Gjithëmëshirshmit dhe largimi i shejtanit.

Me adhurim dilet nga sprova dhe arrihet durimi dhe qëndrueshmëria në fatkeqësi.

Me adhurim prehen zemrat tek Njohësi i të fshehtave, nxiten shpirtrat për në kënaqësinë e Allahut, Mbretit të Madhërishëm.

Me adhurim lehtësohen çështjet e dynjasë dhe botës tjetër.

Me adhurim edukohen shpirtrat, ngrihen moralet, largohesh nga defektet dhe hiset e të tjerëve, nga telashet, hakmarrjet që në dukje shfaqin mëshirë dhe drejtësi e në të fshehtën e tyre zullum dhe dënim.

Me adhurim ngrihen shpirtrat në pozitën e mirësisë, krenarisë dhe qëndrueshmërisë.

Me adhurim arrihet: qetësia, siguria dhe fitohet shpërblimi.

Me adhurim ndikohen dhe zbuten zemrat  dhe si pasojë e saj rrjedh dashuria e besimit, ndjenjat e plota dhe të hijshme.

Me adhurim kalon loti shpirtin dhe nuk është ajo që rrjedh nga syri loti i tij por është shpirt që rrjedh i kulluar në formën e lotit.

Me adhurim i tërheq mirësitë dhe i largon të këqijat.

Me adhurim e korr dashurinë dhe i rregullon lidhjet familjare (Dhe ishte babai i tyre i mirë).

Me adhurim fytyrat shkëlqejnë, zemrat forcohen me besim, e vërteta përcillet dhe i sqarohet atij pa arrogancë dhe pa kryelartësi.

Me adhurim arrin ndjesinë e mbikëqyrjes dhe ndrojtjes nga Allahu, frikën ndaj të Lartësuarit dhe parapërgatitjen për udhëtimin e fundit.

Me adhurim arrihet fitorja dhe siguria.

Me adhurim mbillen tek njeriu bazat e mirësisë dhe përhapen sa në lindje dhe në perëndim.

E prej adhurimit është adhurimi që bëjnë zemrat, adhurim ky i humbur e i huaj tashmë mes njerëzve!!
E ai është konstrukti i vërtetë.

Shumë prej problemeve që hasim në vetët tona në lidhje me Zotin tonë por edhe me të tjerët, vijnë si pasojë e mungesës së adhurimit dhe punëve të zemrës.

Ai (adhurimi i zemrës) është si varka e shpëtimit, e qëndrueshme dhe i zbut zemrat. Është ndërtesa e vërtetë ku përpunohen shpirtrat. Është baza e ndjeshmërisë që nxit për në adhurimin e gjymtyrëve dhe në madhërimin e tyre.


U përpoqëm me vetët tona në punët e gjymtyrëve dhe të fjalëve, por nuk u përpoqëm në punët e zemrës, e si pasojë u dobësua ndërtesa, e ndoshta ra që tek sprova e parë, u lëkund dhe u gllabërua në një pjesë prej hises së shpirtit.

Ndërtesa e besimit dhe e zemrës parandalon kokëfortësinë e njeriut, e kështu e mbron dhe e fortifikon atë nga devijimi i zemrave, njerëzve, gjuhëve, moraleve, padrejtësive dhe armiqësive.

Çdo çështje, çdo gjendje duhet të kalojë në punët e zemrës para se të kalojë në punët e gjymtyrëve.

Nëse shkretëtirat e dynjasë përshkohen me këmbë, shkretëtirat e botës tjetër përshkohen me zemra.

Edukimi i vetes dhe ndërsa e besimit, e moralit dhe e edukatës nuk ka kufi moshe, dijeje, diplome apo pozite zyrtare.

Atëherë shpejto, shpejto në ndërtimin e bazës dhe paralajmëro prej shpifjeve të iblisit.

Prej metodave më të mëdha në kohën e lëkundjes dhe ndryshimeve është adhurimi i fshehtë, namazi, përmendja e Allahut, agjërimi dhe bamirësia; anije, kush hipi në të shpëtoi; adhurim që kush e bëri zakon kryerjen e saj e pastroi zemrën e tij, e edukoi veten e tij, ia riktheu pastërtinë adhurimit, me të vërtetë ai është i fshehtë, adhurimi dhe bindja në fshehtësi, aq sa mos të të njohë askush, mos të dijë askush për adhurimin tënd përveç Allahut.
Thotë Profeti ﷺ : "Kush mundet prej jush që të veprojë diçka në fshehtësi le ta bëjë."
Adhurimi në vetmi dhe fshehtësi është muri i vendosur rreth zemrës së njeriut që ta ruaj nga prishjet!
Nuk është ankuar dikush për dobësi, vetëm se pak ishte që veçohej me Zotin e Tij, prandaj ka qenë përgatitja e Profetit ﷺ veçimi natën me adhurim; e ky është litari i fortë mes robit dhe Zotit të tij dhe sebepi për një përfundim të mirë.

O brez i thirrjes!
T'i kushtojmë vëmendje në të gjitha këto në vetët tona dhe çfarë kemi nën vete prej fëmijëve, nxënësve dhe gjithashtu në mësimet tona, që të jemi shembull i mirë për brezat e ardhshëm.
O Allah, na e mundëso ta kuptojmë fenë ashtu siç duhet, sipas traditës së Pejgamberit ﷺ.

O Allah, kërkojmë kënaqësinë tënde, përmirësoji zemrat tona, pastroji shpirtrat tanë dhe të pasardhësve tanë!
Ndihmoje dhe krenoje Islamin dhe myslimanët!

Shejkh Fehd el-Amarij
Përktheu: Junus Levanaj

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);