All for Joomla All for Webmasters

Veçori të muajve të shenjtë

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

muajt e shenjteMuajt e shenjtë janë katër: dhul-ka'de, dhul-hixhe, Muharrem dhe Rexheb.
Përcaktimi dhe përzgjedhja e tyre tregon për përsosmërinë e Urtësisë dhe Diturisë së Allahut të Lartësuar: "Zoti yt krijon çfarë të dojë dhe përzgjedh. Atyre nuk u takon përzgjedhja" El Kasas, 68.

Muajt e shenjtë janë përmendur në Kuran në mënyrë të përgjithësuar:  "Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë, ndaj mos i bëni padrejtësi në to vetëve tuaja"  Teube, 36. Pra, mos i bëni atyre padrejtësi me gjynahe dhe luftë, si madhërim për çështjen e këtyre muajve dhe zmadhim i gjynahut në to. Shenjtëria e këtyre muajve është feja e drejtë: feja e Ibrahimit dhe Ismailit.

Këta muaj janë cituar në hadithin e Ebu Bekrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Koha është rrotulluar dhe një herë ashtu sikurse atëherë kur Allahu krijoi qiejt e Tokën. Viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë, tre njëri pas tjetrit: dhul-ka'de, dhul-hixhe, Muharem dhe Rexheb muaji i fisit Mudar …" Buhariu e Muslimi.

Veçori të muajve të shenjtë

Në këto muaj ka disa adhurime që nuk janë në muajt e tjerë të vitit:
adhurimi i Haxhit, një nga shtyllat e Islamit i cili kryhet në muajin e dhul-hixhes,
adhurimet e shumta që kryhen në dhjetë ditët e dhul-hixhes, e ndër to agjërimi i ditës së Arafatit për ata që nuk kryejnë Haxhin,
agjërimi i muajit Muharem për të cilin Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Agjërimi më i mirë pas muajit Ramazan është agjërimi i muajit të Allahut Muharrem" Muslimi. Në këtë muaj është dhe agjërimi i ditës së Ashurasë.
padrejtësia nuk lejohet gjatë gjithë vitit, por ndalimi i saj është dhe më parësor në këto muaj.

Marrë nga kanali dobifikh

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2020 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);