Forca e nijetit

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

synimi

  1. Nga nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) përcillet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë:

“Një ushtri do të sulmojë Qabenë, dhe kur ajo të jetë në një hapësirë toke të shkretë, do t’i përpijë toka nga i pari deri tek i fundit.”

Aishja i thotë: O i Dërguari i Allahut, si do të groposen nga i pari tek i fundit, kur mes tyre ka edhe tregtarë edhe prej atyre që nuk janë pjesë e tyre?!

Dhe Profeti iu përgjigj: “Ata do të groposen nga i pari tek i fundit, pastaj do të ringjallen sipas nijetit të tyre.” (Buhariu nr. 2118)

 

  1. Nga Ebu Jezid, Man ibn Jezid el-Akhnes përcillet se ka thënë:

Babai im Jezidi, kishte dhënë lëmoshë disa dinarë, të cilat i kishte vendosur tek një burrë në xhami. Unë shkova në xhami dhe ai mi dha mua ato para. Unë shkova me to tek im atë. Ai më tha: “Pasha Allahun, nuk kisha për synim t’i merrje ti ato!” Kështu që unë shkova me të të gjykohem për këtë gjë tek i Dërguari i Allahut (alejhi saalatu ue selam).

Ai na tha: “Ty të takon ajo për të cilën e pate nijetin, o Jezid. Ndërsa ty të takon ajo që ke marrë, o Man.” (Buhariu nr. 1422)

 

  1. Nga Ebu Hurejra përcillet se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë:

“Një burrë tha: do të japë sadaka në këtë natë.

Ai mori me vete sadakanë e tij dhe ja dhe ia dha atë një lavireje. Njerëzit u gdhinë duke thënë: I kanë dhënë sadaka një lavireje!

Burri tha: O Allah Ty të lavdëroj, ia dhashë një lavireje! Do të japë përsëri sadaka.

Ai mori me vete sadakanë e tij dhe ia dha atë një të pasuri. Të nesërmen njerëzit u gdhinë duke thënë: I kanë dhënë sadaka një të pasuri!

Burri tha: O Allah Ty të lavdëroj, ia dhashë një pasuri! Do të jap përsëri sadaka.

Ai mori me vete sadakanë e tij dhe ia dha atë një hajduti. Të nesërmen njerëzit u gdhinë duke thënë: I kanë dhënë sadaka një hajduti!

Burri tha: O Allah Ty të lavdëroj, ia dhashë sadaka një lavireje, një të pasuri dhe një hajduti!

(Në ëndërr) i erdhi dikush dhe i tha: Sadakaje jote u pranua. Lavirja ndoshta e përdor atë për të ruajtur nderin nga imoraliteti, i pasuri ndoshta merr mësim dhe jep nga ajo që i ka dhuruar Allahu, e hajduti ndoshta tërhiqet për shkak të saj nga vjedhja.” (Muslimi nr. 1022)

 

Këto hadithe dhe argumente të tjera fetare, tregojnë se kur një njeri bën një vepër të mirë, me nijet të mirë dhe të ligjëruar nga feja, vepra e tij nuk shkon kurrë kot, por shkruhet tek Allahu si e tillë, edhe nëse në këtë botë qëllon të vendoset në vendim e gabuar, pa qëllimin e vetë njeriut që e bën atë, por për shkaqe të ndryshme që nuk varen shpesh prej tij. Allahu nuk e çon dëm veprën e duhur të sinqertë të askujt edhe pse në jetën e kësaj bote ajo, mund të duket si e tillë për shumë njerëz. Tek Zoti nuk peshohen veprat me kutin e njerëzve, por të nijetit, përpjekjes dhe përputhjes me fenë.

 

Burimi: Fb i H. Justinian Topullit

26.04.2021

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);