Abdullah ibn Abas, radij Allahu anhu, është biri i Abasit, xhaxhait të Profetit alejhi selam, kushëri i parë i Profetit alejhi selam. Ai u lind rreth tre vite para hixhretit të Profetit alejhi selam nga Meka në Medine. Përmendet të ketë ndërruar jetë në periudhën kur muslimanët ishin nën embargon e Ebu Talibit. Bëri hixhret për në Medine bashkë me të atin në vitin e Çlirimit të Mekës.
E ka shoqëruar Profetin alejhi selam rregullisht dhe ka marrë dituri të madhe nga i Dërguari i Allahut alejhi selam, por nuk është mjaftuar me kaq. Pas vdekjes së Profetit alejhi selam ka marrë dituri edhe nga shokët e Profetit alejhi selam dhe ka transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut alejhiselam.
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka bërë lutje për Abdullah ibn Abasin që Allahu i lartësuar t'ia mundësonte të kuptonte fenë dhe të kishte mundësi të interpretonte edhe tekstet e Kuranit dhe të Sunetit. Në një hadith Profeti alejhi selam ka thënë për të:
"O Allah! Bëje atë dijetar në fe!"
Ndërsa në një transmetim (shtojcë) tjetër, Profeti alejhi selam ka thënë:
"Mësoja atij edhe interpretimin!"
D.m.th.: të ketë aftësi që të komentojë ajetet e Kuranit.
Kështu, Abdullah ibn Abasi u bë një nga dijetarët e mëdhenj të sahabëve. Ai është komentues i shquar i Kuranit, mësues i shumë tabiinëve. Ndërroi jetë në vitin 71 të hixhretit në Taif, ku edhe është varrosur.
Burimi: https://youtu.be/Fpqlkcje2QY
Transkiptoi: E. Sulo
02.06.2022