Kush ishte Muadh ibn Xhebel

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Muadh 

Muadh ibn Xhebel, radij Allahu anhu, është një nga shokët e shquar të Profetit alejhi selam. Ka pranuar Islamin kur ishte në moshën 18-vjeçare. Ka marrë pjesë në Besëlidhjen e Akabesë, kur ensarët i dhanë besën Profetit alejhi selam për ta përkrahur, ndihmuar dhe mbrojtur, kur të mërgonte në Medine.

Ai ka marrë pjesë në betejen e Bedrit, Uhudit dhe në të gjitha betejat me Profetin alejhi selam.

Është njëri nga dijetarët e sahabëve. Profeti alejhi selam ka dëshmuar për të se ai e ka njohur mirë hallallin dhe haramin. Ka thënë Profeti alejhi selam: "Njeriu që e njeh më mirë hallallin dhe haramin nga umeti im është Muadh ibn Xhebel."

Muadhi, radij Allahu anhu, është bërë hafiz i Kuranit gjatë jetës së Profetit alejhi selam. Ai ishte një nga të rinjtë e sahabëve, pasi e ka pranuar Islamin në moshën 18-vjeçare dhe të rinjtë kanë mundësi më të mira që të mësojnë fenë, të kuptojnë fenë, që të marrin njohuri të fesë. Ai ka qenë një nga të rinjtë më të ditur, më të devotshëm, më të sjellshëm, më të moralshëm.

Profeti alejhi selam e ka emëruar si drejtues i çështjeve të Jemenit dhe e ka dërguar edhe si thirrës në Jemen. Kjo ka ndodhur në vitin e nëntë të hixhretit.

Muadhi, radij Allahu anhu, ka ndërruar jetë i ri, në moshën 34-vjeçare në vitin 18 të hixhretit. Ka vdekur si dëshmor i prekur nga një lloj i sëmundjes së murtajës (amauas) në Sham.
Ka transmetuar më shumë se 100 hadithe të Profetit alejhi selam dhe kjo kuptohet që nuk ka patur mundësi të transmetojë më shumë hadithe si hababët e tjerë si: Ebu Hurejra, Enes ibn Malik, Abdullab ibn Umer, Abdullah ibn Abas, për shkak se vdiq i ri.

Burimi: https://youtu.be/59i17r4VaWM
Transkiptoi: E. Sulo
02.06.2022

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);