SAHABËT DHE NE

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajttë!) thotë:

Sahabët e pyesnin Profetin ﷺpër të mësuar dhe kur mësonin ata punonin me atë që kishin mësuar.

Ndërsa ne kur pyesim dhe dëgjojmë këshillat e lemë punën. Ky është dallimi i rëndësishëm mes nesh dhe tyre (sahabëve).

Pra, Kurani gjendet në mesin tonë po ashtu edhe Suneti, por ata (sahabët) u kapen fort në Kuran dhe Sunet (i mësuan dhe punuan) dhe nuk shikuan djathtas as majtas.

Nuk hodhën vështrimin (nuk u mashtruan) në përparimin e perseëve as të romakëve, por u kapën në Kuran dhe Sunet e punuan.

Dhe ne e kemi Kuranin dhe Sunetin, por ne hodhëm vështrimin (u mashtruam) në përparimin e lindjes dhe perëndimit dhe si pasoje e saj lamë të punuarit me Kuran dhe Sunet. Kjo është -fatkeqesisht- gjendja jonë.

Ndërsa ajo ishte gjendja e tyre, të cilët e hapen (çliruan) dynjanë nga Lindja deri në Perëndimin e saj.

Kurse neve na është ngushtuar dynjaja nga Lindja deri në Perëndimin e saj.

Prandaj nuk ka për t'u përmirësuar ky umet veçse me atë që u përmirësuan dhe të parët e tij, prandaj kthejuni Kuranit dhe Sunetit.

“El-Akideh Evvelen” vëll.2

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

18.12.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2021 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com

}); })(jQuery);