Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë:
“Zemrat përjetojnë situata të çuditshme:
1. Herë zemra është e lidhur me dynjanë, herë është e lidhur me diçka prej (gjërave të) dynjasë.
2. Herë është e lidhur me pasurinë, derisa ajo është synimi më madhor për të.
3. Herë është e lidhur me gratë, derisa ato janë synimi më madhor për të.
4. Herë është e lidhur me pallatet dhe shtëpitë, derisa këto janë synimi më i madh për të.
5. Herë është e lidhur me mjetet e udhëtimit dhe makinat, derisa ato janë synimi më madhor për të.
6. Herë është me Allahun e Lartësuar, gjithmonë është me Allahun e Lartësuar dhe është e lidhur me Të.
7. Dhe sheh se e gjithë dynjaja është vetëm (dhe thjesht) një mjet për adhurimin e Allahut dhe bindje ndaj Tij.
Prandaj përdore dynjanë për të realizuar el-ubudijen për Allahun e Lartësuar, sepse ajo (dynjaja) është krijuar për të dhe nuk e përdor dynjaja atë. Kjo është situata më e lartë.”
“Tefsiru el-Kurani el-Kerim”
Përktheu: Unejs Sheme
Burimi Jetes
16.01.2016