Ebu Ralib El-Meki ka thënë: "I kam mbledhur të gjitha mendimet nga sahabët dhe kam gjetur:
Katër lloje të mëkateve të cilat lidhen me zemrën:
1. Idhujtaria.
2. Qëndrimi në gabim.
3. Humbja e shpresës në mëshirën e Allahut.
4. Pakujdesia ndaj kërcënimit të Allahut.
Gjithashtu kam gjetur katër mëkate, të cilat lidhen me gjuhën:
1. Dëshmia e rrejshme.
2. Shpifja ndaj besimtarëve të ndershëm.
3. Betimi i rrejshëm.
4. Magjia.
Gjithashtu kam gjetur tre mëkate, të cilat lidhen me stomakun:
1. Pirja e alkoolit.
2. Shfrytëzimi i pasurisë së jetimit pa të drejtë.
3. Përdorimi i kamatës.
Dy mëkate që lidhen me organet intime:
1. Prostitucioni.
2. Homoseksualizmi.
Dhe mëkati i këmbëve është:
1. Ikja nga fushëbeteja."
Oaza e besimit të Ibn Kajimit, 336
Burimi Jetës
28.05.2016