Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“Nuk ka zili përveç për dy persona: për një person të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ja mundëson që ta shpenzojë në rrugë të drejtë dhe një person të cilit Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën gjykon dhe ua mëson dhe të tjerëve.” (Buhariu dhe Muslimi)
Kuptimi i zilisë
Zilia ka dy kuptime:
I pari: kur shpreson largimin e mirësive nga të tjerët.
I dyti: kur shpreson të gëzosh mirësi si të tjerët, pa pasur qëllim largimin e mirësive nga ata.
Hadithi bën fjalë për kuptimin e dytë. Kjo lloj zilie quhet “gibtah”
Kuptimi i hadithit është se shkalla më e lartë e gibtes (zilisë së lejuar) është në këto dy raste, sepse në to kemi të bëjmë me dy nga cilësitë e vyera, për të cilët janë për t’u patur zili. Gibtah, kjo lloj zilie e lejuar nuk do të thotë se qëndron vetëm në këto dy gjëra.
Nga ky hadith përfitojmë:
Shpenzimi në rrugë të hajrit është i pëlqyer, por pa e dëmtuar veten.
Nxitja për të mësuar diturinë dhe për ta përhapur atë në mesin e njerëzve.
Muslimanit i lejohet të shpresojë që të ketë atë gjë që e posedon dikush tjetër. Në qoftë se ajo gjë është prej punëve të dynjasë të cilët janë të lejuara dhe të pëlqyera, atëherë dhe dëshira e tij është e tillë. E nëse është prej punëve të mira dhe adhurime që të afrojnë tek Allahu, atëherë shpresa për të arritur tek ato është e lavdërueshme dhe e pëlqyeshme.
Nxitja për të dhënë sadaka (lëmoshë) qoftë edhe pak, sepse ajo të ruan nga zjarri.
"Frikësojuni zjarrit, qoftë edhe me një copë hurme (sadaka). Ai që nuk e ka as atë, le të ruhet nga zjarri duke thënë ndonjë fjalë të mirë.” (Buhariu dhe Muslimi)
Fjala e mirë ka vlerë të madhe, ajo e qetëson zemrën e nevojtarit kur nuk ke ç’t'i japësh dhe ajo të ruan nga zjarri.
Burimi: "Njihe fenë tënde"
21.01.2021